Si u fut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani? AMP ndalon dy punonjës, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

Aktualitet

Si u fut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Muçi

Dy punonjës të policisë janë ndaluar nga AMP me akuzën për falsifikimin e vulave dhe formularëve. Lajmifundit.al ka mësuar se bëhet fjalë për puonjësit e policisë përkatësisht me emrat Bruno Cara dhe Ashim Zajmi.

Sipas policisë, këta punonjës dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Shaljani, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit Shaljani u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.

Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Shaljani, ishte shoferi i mjetit ku udhëtonte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë pasditen e djeshme ë në atentatin e Rinasit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion