Si nisi saga e vrasjeve nga Laert Haxhiu/ Hakmarrja ndaj grupit të Aldo Bares

Aktualitet

Si nisi saga e vrasjeve nga Laert Haxhiu/ Hakmarrja ndaj grupit të Aldo

SPAK ka zbuluar këtë të hënë se si nisi saga e vrasjeve të Laert Haxhiut, me anë të një njoftimi për përfundimin e hetimeve për grupin e tij.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se gjithçka nisi me vrasjen e Klodian Haxhiut, kushëririt të parë të Laert Haxhiut.

Ky i fundit nisi një hakmarrje të përgjakshme ndaj personave që mendonte se ishin pjesëtarë të grupit të Aldo Bares, pasi besonte se ata kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Haxhiu me njerëzit e tij ekzekutuan Çajup Selimin, Fridman Xhaferrajn, Alban Semaku dhe Albi Bashalliu, ndërsa kryen edhe një tentativë vrasjeje ndaj Kujtim Metës.

Sipas SPAK-ut, të gjitha këto krime janë bërë në shenjë hakmarrje për të njëjtin motiv.

“Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal, ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

 

ME TE LEXUARAT