Meta heq dorë nga transferimi në burgun e Fierit, kërkon të qëndrojë tek “313”-a

Aktualitet

Meta heq dorë nga transferimi në burgun e Fierit, kërkon të

Ish-presidenti Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij pranë burgut të Fierit.

Sipas informacioneve, shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare janë takimet e shpeshta me fëmijët e tij, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Transferimi i kreut të Partisë së Lirisë në burgun e Fierit do të sillte më tepër angazhim në kohë për personat që do ta vizitonin për shkak të largësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më parë Meta kërkoi të transferohej në burgun e Fierit, për t’iu bashkuar ish-deputetit të Partisë Demokratike,Ervin Salianji.

Kujtojmë se Meta u arrestua më 21 tetor 2024 nga Policia me urdhër të SPAK, gjatë një aksioni policor, ndërsa po kthehej nga Kosova.

Mbi të rëndojnë akuzat “Fshehja e pasurisë”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Aktualisht Meta ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë që caktoi masën e sigurisë arrest në burg, duke kërkuar lirimin e tij nga qelia.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin sipas shortit do të jetë Igerta Hysi.

ME TE LEXUARAT