Një vit nga vdekja e Rafael Dwamena, lojtarët e Egnatias përkujtojnë ish-kapitenin e tyre

Sport

Një vit nga vdekja e Rafael Dwamena, lojtarët e Egnatias

Si sot para një viti, një tragjedi e tmerrshme tronditi futbollin shqiptar! Sulmuesi i Egnatias, Rafael Dwamena humbi jetën pas kolapsit kardiak në fushë gjatë duelit me Partizanin.

28-vjeçari nga Gana humbi ndjenjat në minutën e 25-të të sfidës dhe u dërgua menjëherë në spital. Por pavarësisht ndihmës, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte teksa ndërroi jetë duke tronditur mbarë opinionin sportiv.

Edhe pse ka kaluar një vit nga kjo ngjarje e rëndë, Dwamena kujtohet ende nga të gjithë për lojtarin e mrekullueshëm që ishte në fushë dhe njeriun fantastik jashtë fushës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u kujtua edhe nga ish-shoku i skuadrës, Alen Sherri i cili pas debutimit në Serinë A me Cagliarin, pozoi me një fanellë me foton e Dwamenës: Prehu në paqe kapiten!

ME TE LEXUARAT