Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln euro: Jam në vështirësi financiare

Aktualitet

Shqiptari kapet në Francë me 18 kg kokainë me vlerë 1.2 mln

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij.

Bagazhi ishte i mbushur me 17.8 kg kokainë e cila ishte ndarë në gjashtëmbëdhjetë pako me vlerë tregu 1.215.500 €.

I ndaluar nga oficerët e doganës pak para orës 8 të mëngjesit, ky shqiptar, banor i Montpelier, u mor në paraburgim në xhandarmëri.

Ai pranoi se vepronte si trafikant droge për të përballuar vështirësitë financiare, pasi kishte një fëmijë për të mbajtur dhe prindërit e tij ishin të sëmurë.

Opel-i i tij, i blerë në shtator, thuhet se kishte kaluar kufijtë në Spanjë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani në disa raste.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta lidhur atë me rrugë të tjera të trafikut të drogës.

Ai u la në paraburgim në pritje të gjyqit të tij më 2 shkurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion