Shqiptari, fituesi i “Survivor” në Greqi, rrëfen eksperiencën në reality shown-n: Sfida më e vështirë për mua

Aktualitet

Shqiptari, fituesi i “Survivor” në Greqi, rrëfen

Shqiptari Daniel Nurka u shpall disa muaj më parë fitues i edicionit të radhës “Survivor” në Greqi, duke fituar 100 mijë euro. Ai sfidoi kandidatët e tjerë dhe fitoi pas disa garave të ndryshme për 6 muaj.

Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, aktori shqiptar tha se se kishte menduar që do të arrinte deri në fitore. Ai tregoi se vetëm muajin e parë të reality show-t humbi 9 kilogramë.

“Isha i ftuar. Më ftuan si aktor. Kalova disa teste. Ramë dakord në të gjithë fazat dhe shkova. Ishte viti i parë që nuk votonte publiku, ishte vetëm me sfida por mua më eci mirë.

Edhe ditën e fundit që isha nuk e ndjeja se do isha fitues. Doja që të arrija finale. Në fillim thosha sa të rri, por ndërsa kalonte koha thosha se mundesha. Nuk e besoja se do të fitoja por në tre lojërat e fundit thashë “ok jam shumë afër që të fitoj”. Ishte hera e parë që ishte live finalja. Më e vështirë është psikologjia, që të mos hash shumë dhe mundohesh të bësh sa më mirë me atë që ka.”, deklaroi Danieli.

I pyetur për mundësinë e një karriere si aktor jashtë Greqisë, ai tha:

“Si fillim do të rri këtu ku u rrita dhe kam familjen, por nuk është se e kam stakuar mendjen ose këtu ose fare. Por jam i hapur në ide që ta provoj edhe jashtë. Duhet të provojmë të hedhim hapa, mbase se na del, mbase edhe jo por prapë por nuk e provove nuk do ta kuptosh kurrë”, u shpreh ai. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion