Emri/ Me doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 33-vjeçari në Bulqizë

Aktualitet

Emri/ Me doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga

Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë në kuadër të operacionit policor të koduar “Dushaj”.

Sajmir Duriçi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.

Operacioni u finalizua nga Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion