“Shqipërinë do ta shpëtojmë nga Rama”/ Pas rreth tre orësh protestë, përfundon tubimi: Ju lutem pastroni vendin

Aktualitet

“Shqipërinë do ta shpëtojmë nga Rama”/ Pas rreth

Pas rreth tre orësh ka përfunduar tubimi para Kryeministrisë, ndërsa ka nisur marshimi I qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Një mesazh qytetarie është artikuluar nga organizatorët, që u kanë kërkuar të pranishmëve që të pastrojnë mbeturinat e lëna pas nga protesta.

Nga podiumi u bë thirrje që qytetarët të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë protestës, duke e cilësuar këtë si një akt përgjegjësie qytetare dhe respekti ndaj hapësirës së përbashkët.

“Ju lutem pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në fund të tubimit, ndërsa pjesëmarrësit u ftuan të largonin mbeturinat dhe të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.

“Ju lutem pastroni vendin! Ne do të pastrojmë Ramën nga ky vend, por ju lutem pastroni plehrat”, ishte thirrja e qytetarit.

ME TE LEXUARAT