Frymëzuese! Qytetarët me aftësi të kufizuara i bashkohen protestës

Një pamje prekëse dhe frymëzuese ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë.
Mes qindra qytetarëve që kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, protestës iu bashkuan edhe dy qytetarë me aftësi të kufizuara, duke dhënë një mesazh të fortë për unitetin dhe angazhimin qytetar.
Prania e tyre u kthye në simbol të një revolte qytetare që nuk përjashton askënd, por përkundrazi bashkon njerëz të ndryshëm rreth një qëllimi të përbashkët. Ky gjest dëshmon se dëshira për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë është një forcë që kapërcen çdo pengesë dhe nuk njeh barriera.
Një shembull frymëzues i pjesëmarrjes dhe solidaritetit, që pasqyron frymën gjithëpërfshirëse të protestës.