Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Nesër më shumë
Lajmifundit
/
10 Qershor 2026, 21:02
Aktualitet

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu.
Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.
Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


