Ish-oficeri i Policisë për Ksamilin dorëzohet pas javësh në arrati — akuza për shpërdorim detyre

Aktualitet

Ish-oficeri i Policisë për Ksamilin dorëzohet pas javësh

Ish-oficerI i krimeve me përgjegjësi për zonën bregdetare të Ksamilit është vetëdorëzuar pranë autoriteteve, pasi kishte qëndruar jashtë kapjes për disa javë me radhë. Ndaj tij, i identifikuar me mbiemrin Koçiaj, Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuza për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi që dyshohet se lidhet me lejimin dhe mbulimin e ndërtimeve pa leje në atë zonë.

Gjykata pritet ta shqyrtojë çështjen brenda dy ditëve të ardhshme, duke vendosur masën e sigurisë ndaj tij.

Ky arrestim vjen si vazhdim i një operacioni që ka prekur gjerësisht strukturën e ish-Drejtorisë së Policisë së Sarandës. Aktualisht, tetë ish-efektivë të kësaj drejtorie tashmë janë nën hetim për të njëjtën skemë të dyshuar. Prej tyre, ish-Shefi i Komisariatit dhe një efektiv tjetër mbajnë masë sigurie "arrest me burg" prej 30 ditësh, me rivlerësim të pritshëm së shpejti, ndërsa pesë të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT