Shqipëria ‘tregon dhëmbët’, anija ‘Oriku’ i bashkohet stërvitjeve ushtarake rajonale

Ditën e sotme forcat detare të gjashtë vendeve të Adriatikut dhe Jonit kanë marrë pjesë në stërvitjen rajonale ‘ADRION LIVEX 25’ në Mal të Zi.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrotjes ka ndarë fotografi nga stërvitja ushtarake që u zhvillua në Malin e Zi.
Po ashtu, krahas fotografive, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në stërvitjet ushtarake ka marrë pjesë edhe Anija ‘Oriku’ e forcave detare të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes nga deti Adriatik ku Anija “Oriku” e Forcës Detare mori pjesë në stërvitjen rajonale ‘ADRION LIVEX 25’ në Mal të Zi, së bashku me forcat detare të gjashtë vendeve të Adriatikut dhe Jonit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.


