E rëndë/ Humb jetën pushuesi në Durrës, ja çfarë dyshohet

Aktualitet

E rëndë/ Humb jetën pushuesi në Durrës, ja

Një pushues rreth 50-vjeç ka gjetur vdekjen ditën e sotme në det.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku dyshohet se viktima mund të jetë mbytur në det.

"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti", njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. 

ME TE LEXUARAT