Shqipëria "nën pushtetin" e flakëve, IGJEUM tregon qarqet më të rrezikuara nga zjarret

Aktualitet

Shqipëria "nën pushtetin" e flakëve, IGJEUM tregon

Shqipëria, ashtu si gjithë rajoni po përballet me kërcënimin e zjarreve nga jugu në veri të vendit. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë të rrezikuara nga zjarri.

Shqipëria "nën pushtetin" e flakëve, IGJEUM tregon

Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I moderuar”.

IGJEUM shpjegon se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme ku edhe temperaturat janë më të larta.

Shqipëria "nën pushtetin" e flakëve, IGJEUM tregon

Më herët Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se prej ditësh vijon puna për shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona të vendit në jug dhe në veri.

Në Gjirokastër është bërë i mundur shuarja e të gjithë vatrave të zjarrit, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit.

Shqipëria "nën pushtetin" e flakëve, IGJEUM tregon

Ndër të tjera ministria thekson se janë aktivizuar disa vatra të tjera zjarri në zonën e Dibrës, në Elbasan dhe vijon puna për neutralizimin e flakëve në fshatin Cukal në Shkodër.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë është shënuar dhe viktima e parë nga flakët e zjarrit. 64-vjeçari Andrea Haxhiraj ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit.

ME TE LEXUARAT