Shqipëria miraton dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Aktualitet

Shqipëria miraton dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Edhe Shqipëria do të nisë së shpejti injektimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Ajo do të injektohet sipas dëshirës nga personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë disa kategori semundjesh. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për vaksinimin në mbledhjen e tij të fundit.

“Ne e kemi diskutuar gjatë të nisur nga situata, nga epidemiologjia e virusit, nga rastet edhe të riinfeksioneve dhe nga informacionet dhe zhvillmet e vendeve përreth, kemi vendosur të rekomandojmë dozën e 3 për kontigjentin 60 plus dhe për sëmundje të caktuar kronike”, shprehet anëtarja e Komitetit Teknik, Gjeorgjina Kuli.

Komiteti i ka hapur dritën jeshile edhe vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, por vetëm në rastet e rekomanduara nga mjeku.

“Është hedhur ideja e vaksinimit të fëmijëve 12 plus, por që kanë problematika kur rekomandohet nga mjeku kurues. Kemi rekomanduar të dalë protokolli për të gjithë kontigjentet kur rekomanodohet, lloji i vaksinës”.

Ekspertët kanë hartuar disa skenare për rastet që do marrin doza të treta e cila mund të jetë e njëjtë ose edhe e ndryshme me 2 dozat e para. Sa u takon femijëve, ata do të injektojnë vetëm vaksinën Pfizer.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion