Shqipëria "mbërthehet" nga flakët, aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Fushë Arrëz
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 22:02
Aktualitet

Një tjetër vatër është shfaqur këtë mbrëmje në Shqipëri, këtë herë në pyjet e Fushë-Arrëzit.
Mësohet se zjarri është në një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit. Zjarri është shfaqur në orët e mbrëmjes, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Shërbimet zjarrfikëse të Fushë Arrëzit kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Raportohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe.


