"Vendi digjet", Bardhi akuza Ramës: Po përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private

Pas situatës së vështirë me zjarret në vend dhe viktimës së parë në Gjirokastër, të shumta kanë qenë reagimet.
Së fundmi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdorimin e helikopterit të ushtrisë për udhëtime private.
Me një postim në Facebook ai e ka konsideruar këtë të turpshme dhe të pafalshme teksa vendi ndodhet në një emergjencë nga zjarret.

Ai i ka bërë thirrje drejtëisë të hetojë dhe të ndëshkojë.
Postimi i Gazment Bardhi
Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.
Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!


