Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit në Tiranë, ja kush janë të plagosurit (EMRAT)

Aktualitet

Shpërthimi i bombulës së gazit në ambientin e kompleksit

Një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi ka ndodhur paraditen e sotme në një ambient jofunksional në kryeqytet, duke lënë të plagosur pronarin e lokalit, Besmir Dyrmishi, 40 vjeç, dhe punonjësin e tij, Klejdi Bajrami, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një piceri pranë zonës së “Delijorgji” në Tiranë.

Në pamjet duken xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara, ndërsa ambienti i goditur nga shpërthimi është dëmtuar rëndë. Shpërthimi ka pasur forcë të madhe dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në lokal, ndërsa dëshmitarët flasin për frikë të madhe në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor është shpallur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti në bombulën e gazit, por hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk është përjashtuar mundësia e faktorëve të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion