Shpërthim në Fushë Krujë, hidhet në erë makina e kreut të njësisë administrative

Aktualitet

Shpërthim në Fushë Krujë, hidhet në erë makina e

Nje shperthim ka ndodhur mbremjen e sotme ne zonen e Fushe Krujes.

Burime nga policia thone se eshte hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.

Makina tip “Range Rover” ishte e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj.

Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugocë krah restorantit.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme matetriale.

Bashkë me makinën e Ilir Locit është dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.

 

ME TE LEXUARAT