Shkundet Turqia, tërmeti 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen dhe në Stamboll

Bota

Shkundet Turqia, tërmeti 4.3 ballë godet qytetin e Bursës,

Turqia është goditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Siç raportojnë mediat vendase, një tërmet me magnitudë 4.3 ballë u regjistrua në Bursa gjatë mesditës.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij. Deri më tani nga tërmeti nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale. 

"Duhet të jemi vigjilentë, është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu turk, Suleyman Pambal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion