Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës

Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës

Një apartament në katin e pestë në njërin prej pallateve në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne.

Pavarësisht intensitetit flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera.

Dyshimet e para flasin se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombol e gazit, e ndezur për gatim, e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza.

Për fat të mirë ata nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup. Kjo e konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës së Spitalit të Kukësit që ishte në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Bashkisë, policisë dhe shërbimeve të tjera. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur bërë shuarjen e tij, ndërsa bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion