Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Procesi mbyllet në kohë rekord, do dëbohet drejt Tiranës

Aktualitet

Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Procesi

Një i ri shqiptar që kishte shkuar në Itali si turist është kapur në aktivitet të shitjes së lëndëve narkotike.

Aksioni u krye nga patrullat e policisë së Fanos mëngjesin e sotëm dhe në një kohë rekord hetimet e tij dhe procesi u mbyll me vendimin për t’u dëbuar brenda 24 orëve.

Policia tha se i riu u kap me disa doza droge gati për shitje. Këtë mëngjes, seanca e në gjykatë certifikoi arrestimin dhe urdhëroi masën më drastike: deportimin e menjëhershëm.

Këtë pasdite (1 tetor), shqiptari do të shoqërohet në Ankona për të hipur në fluturimin e orës 17:40, për t’u kthyer në vendin e tij të lindjes, duke zbritur në aeroportin e Rinasit, në Tiranë, informon media italiane.

Policia ngre shqetësimin e shumë të rinjve shqiptarë që hyjnë në vend si turistë dhe që përfshihen në aktivitet kriminal të shitjes së drogës, kryesisht në Fano apo Pesaro.

ME TE LEXUARAT