Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, ku dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion