Shkodër/ Dy vëllezër plagosin 42-vjeçarin me thikë pas një konflikti, arrestohen nga policia

Aktualitet

Shkodër/ Dy vëllezër plagosin 42-vjeçarin me thikë

Dy shtetas janë vënë në pranga në Shkodër, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, të cilët janë vëllezër.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të dy kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë) një 42-vjeçar me inicialet B. B. Si pasojë e sulmit, i dëmtuari është dërguar në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar thikën e përdorur në ngjarje si provë materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion