Merr makinën me qera dhe se kthen më, shpallet në kërkim 41-vjeçari nga Librazhdi

Aktualitet

Merr makinën me qera dhe se kthen më, shpallet në kërkim

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka përvetësuar një automjet që e kishte marrë me qira nga një shtetas tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 25 qershor 2025, kur një 54-vjeçar nga Korça, shtetasi A. A., ka kallëzuar se i ka dhënë makinën me qira shtetasit R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd. Sipas kallëzimit, automjeti nuk është kthyer në kohën dhe mënyrën e parashikuar në marrëveshjen mes palëve.

Në bazë të denoncimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar.

Ndërkohë, policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit si dhe për gjetjen e mjetit të marrë me qira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion