Aksident i rëndë në Skënderaj, humb jetën një fëmijë

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Skënderaj, humb jetën një

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 24 korrik në Skënderaj të Kosovës ka rezultuar fatal për një fëmijë, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve të drejtuara nga meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri kosovar. Si pasojë, u lënduan gjashtë persona – tri femra dhe tri meshkuj, të gjithë shtetas kosovarë.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen e njërit prej të plagosurve, një fëmijë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion