Shkodër, 30-vjecari shkon i plagosur në spital, policia i gjen armë në shtëpi
Lajmifundit
/
5 Tetor 2025, 09:25
Aktualitet

Nje person eshte paraqitur ne spital i qelluar me arme ne Shkoder.
Policia dyshon per veteplagosje, por hetimet jane duke u zhvilluar me qellim zbardhjen e plote te ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


