Shkak fotot dhe videot intime në Instagram, zbardhen motivet e sherrit mes vajzave në mes të bulevardit në Korçë!

Aktualitet

Shkak fotot dhe videot intime në Instagram, zbardhen motivet e sherrit mes

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes disa vajzave në Korçë pasditen e sotme, i cili ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënduar kështu njërën prej tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali tek bulevardi “Republika”.

Vajza e lënduar nga thyerja e shishes së qelqit, ndodhet në spital për mjekim. Kjo e fundit dyshohet se administronte një faqe Instagrami, ku degradonte vajza të mitura me foto dhe video intime.

Dyshohet se kjo faqe është bërë molla e sherrit mes vajzave të përfshira në konflikt. Kjo faqja administrohej nga e lënduara P.M., së bashku me një shtetase tjetër.

Sakaq, vajzat e tjera janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion