Sherr mes vajzave në Korçë, goditet me shishe qelqi e reja! 3 të shoqëruar

Aktualitet

Sherr mes vajzave në Korçë, goditet me shishe qelqi e reja! 3

Konflikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard Republika. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

E dëmtuar ka mbetur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do ti merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion