U hodh nga kati i 9-të i pallatit, 15-vjeçarja filmoi veten para vetëvrasjes

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë, ku një 15-vjeçare u vetëvra, duke u hedhur nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim.
Pak para vetëvrasjes ka filmuar veten duke ngjitur shkallët e pallatit, vendi ku i dha fund jetës.
Sipas banorëve, adoleshentja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur që të largoheshin punëtorët dhe më pas të kryente aktin e vetëflijimit.
Raportohet se vajza e mitur ka marrë këtë akt për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe problemeve familjare. Gjithashtu, në çantën e saj u gjetën disa ilaçe, ndërkohë që autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Deri tani familjarët nuk kanë dhënë dëshmi në polici për shkak të gjendje së rënduar.


