Sherr në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, punonjësi godet me thikë kolegun dhe arratiset

Aktualitet

Sherr në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, punonjësi godet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në ambientet spitalit , ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike me përdorimin e një mjeti prerës.


Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:20, shtetasi Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Mikel Osmani, 37 vjeç, të dy punonjës të të njëjtit spital.

 

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se po merr trajtim të specializuar për plagët e marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas konfliktit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në përplasjen e dhunshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion