Sherr në një lokal në Tiranë, katër burra të dehur dhunojnë 49-vjeçarin, policia zbardh detaje

Sherr i madh mes disa pesë personave ka ndodhur në një lokal mbrëmjen e djeshme në Tiranës. Policia njofton se 4 burra, të moshës 26, 35 dhe 37 vjeç në gjendje të dehur janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushta një 49-vjeçar.
Gjithashtu 37-vjeçari i ka vjedhur telefonin personit të dhunuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. O., 35 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 35 vjeç dhe I. B., 37 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., këta shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, kanë goditur me grushte, një 49-vjeçar.
Gjithashtu, gjatë konfliktit, dyshohet se 37-vjeçari i ka vjedhur celularin 49-vjeçarit. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.“


