Sherr në një lokal në Borsh, dhunohen katër persona, autorët ende të paidentifikuar

Aktualitet

Sherr në një lokal në Borsh, dhunohen katër persona,

Katër persona janë dhunuar në ambientet e një lokali në Borsh, Vlorë nga persona ende të paidentifikuar.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi me iniciale I.D., 30 vjeç, banues në Tiranë.'

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi I. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, ky shtetas dhe tre familjarë të tij mbrëmjen e djeshme, në fshatin Borsh, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti të çastit me disa persona të panjohur janë dhunuar dhe kanosur. Punohet për identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion