Sherr me sende të forta e thikë mes disa personave në Fier, dy të plagosur! Shpallet në kërkim 36-vjeçari

Aktualitet

Sherr me sende të forta e thikë mes disa personave në Fier, dy

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ka përfunduar me plagosjen e dy shtetasve, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar me precedent penal.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 23:00, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është njoftuar se në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dy persona njëri i dëmtuar në kokë me sende të forta, dhe tjetri i plagosur me mjet prerës.

Nga veprimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa personave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, i cili është shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion