E rëndë në Korçë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit

Aktualitet

E rëndë në Korçë, arrestohet për “ngacmim

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion