I vuri tritolin servisit të Alfred Gurrës në Fushë- Krujë, arrestohet autori

Aktualitet

I vuri tritolin servisit të Alfred Gurrës në Fushë-

Pas shpërthimit me lëndë plasëse, në servisin në pronësi të Alfred Gurrës në fshatin Luz të Fushëkrujës katër ditë më parë, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin.

Ervin Shera është emri i 34-vjeçarit, që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në qepenin e servisit. Po ashtu janë sekuestruar celulari i tij dhe motorri që i pandehuri ka përdorur gjatë ngjarjes.

Kujtojmë se nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

“Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.  

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.   

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”

ME TE LEXUARAT