Vijon beteja me zjarret në Mallakastër, situata përmirësohet, por era rrezikon riaktivizimin e flakëve
Lajmifundit
/
9 Gusht 2026, 13:21
Aktualitet

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin e flakëve në disa zona të Mallakastrës.
Aktualisht, situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura.
Megjithatë, pasditja mbetet vendimtare, pasi era e fortë që përfshin zonën gjatë orëve të pasdites rrit rrezikun e riaktivizimit dhe përhapjes së vatrave të zjarrit.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve.


