“Shefqet Ndroqi”, prej 12 ditësh spitali iu shërben vetëm 3 pacientëve, nuk pranon të sëmurët me probleme pulmoni

Aktualitet

“Shefqet Ndroqi”, prej 12 ditësh spitali iu shërben

Prej 12 ditësh, që më 2 qershor, kur “Shefqet Ndroqi” mbylli dyert si spital Covid, duke transferuar pacientët tek Infektivi, ky spital vijon të jetë i mbyllur.

Prej 2 qershorit Sanatoriumi nuk pranon asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni, ndonëse prej kësaj date i është rikthyer normalitetit.

“Që prej 2 qershorit ky spital ka pushuar së punuari si spital Covid, por nuk po funksionon as si spitali i mushkërive, pasi nuk është pranuar asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni. Janë me dhjetëra pacientë që vijnë çdo ditë, por nuk pranohen. Mjekët thonë se kjo është një situatë e paprecedentë. QË prej 2 qershorit ky spital ju shërben vetëm tre pacientëve, asnjëri prej të cilëve nuk është i intubuar, çka do të thotë se nuk është e pamundur që ato të lëvizen për t’u çuar tek infektivi, por mbahen këtu, duke mbajtur peng gjithë spitalin me 250 shtretër”, tha gazetari Skëndaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion