Sekuestrohen mbi 63 kilogramë lëndë narkotike në doganën e Kakavijës! Arrestohen shoferi i makinës dhe pasagjeri!

Policia e Shtetit ka sekuestruar 63.2 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis në doganën e Kakavijës.
Mësohet se po ashtu gjatë kontrollit në mjet, janë sekuestruar 3 celularë dhe 1890 euro cash.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.
Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.


