Sekretari i OMONIA-s: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për kryebashkiak të Himarës

Aktualitet

Sekretari i OMONIA-s: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për

“Djali i Belerit do të jetë kandidat për Bashkinë Himarë” Kështu pohoi sekretari i “Omonias” Marin Suli, i cili ka qenë i ftuar sot në Top News.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme, Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimin, por me një artificë ligjore, do kandidojë djali i tij, Petro.

“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris“, tha Marin Suli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion