Tri ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë parashikon UEFA-s, për sfidën ndaj Kroacisë

Sport

Tri ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ja çfarë

Kombetarja e Shqipërisë po kryen përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së dytë në Grupin B, ajo që do të luhet në Volksparakstadion, të Hamburugut, ditën e mërkurë.

Sylvinho e ka të gjithë grupin në dispozicion për këtë sfidë, me kuq e zinj-të, që kryen stërvitjen e plotë në grup, të hënën.

Faqja zyrtare e Uefa-s, ka publikuar edhe formacionet e mundshme për këtë sfidë, ku bie në sy se tek formacioni i kombëtares tonë ka 3 ndryshime, krahasuar me sfidën e Dortmundit, atë përballë Italisë.

Balliu, Ismajli dhe Arbër Hoxha, sipas faqes zyrtare të Uefa-s pritet ta nisin nga minuta e parë takimin, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Ndërkohë formacioni i mundshëm i kroatëve pritet të jetë ky.
Formacioni i mundshëm i Kroacisë: Livaković; Stanišić, Šutalo, Gvardiol, Sosa; Modrić, Sučić, Kovačić; Majer, Budimir, Kramarić

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion