Seanca për dosjen 'Partizani' shtyhet në datën 2 prill, për shkak të kërkesës së avokates së Andia Pustinës

Aktualitet

Seanca për dosjen 'Partizani'  shtyhet në datën 2

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 2 prill 2026 seancën për dosjen 'Partizani'.

Shkak u bë kërkesa e avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën dhe Studio Pustinën, e cila i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj kësaj të pandehure dhe Studio Pustina.

Në plotësimin e parashtrimeve para gjykatës, avokatja relatoi: ‘se në 28/02/2026, me ligjin e ri ka ndryshuar neni 287, i Kodit Penal. Paraqesim kërkesë që SPAK të përcaktoj saktësisht akuzën, që nëse Andia Pustina përfshihet në pikën 3 të nenit 287, sepse sipas nesh nuk janë subjekte të këtij ligji. Dhe kërkojmë tërheqje të akuzës’.

Pas kësaj kërkese trupi gjykues pranoj kërkesën e Prokurorisë që të marrë në dispozicion parashtrimet e avokatës. Gjyzari do të shprehet në një moment të dytë.

Kujtojmë se pjesë e dosjes ‘Partizani’ është edhe ish-kryeministri Sali Berisha ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion