Sarandë/ Dy të rinj në pranga për drejtim automjeti në gjendje të dehur

Aktualitet

Sarandë/ Dy të rinj në pranga për drejtim automjeti në

Policia e Sarandës ka intensifikuar kontrollet për sigurinë rrugore dhe ka vënë në pranga dy drejtues automjetesh që qarkullonin nën efektin e alkoolit, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Në rrugën “Butrinti” është ndaluar shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap nga patrullat e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu, në rrugën “Abedin Dino”, është ndaluar dhe arrestuar shtetasi K. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit.

Të dy rastet janë dokumentuar dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë.

ME TE LEXUARAT