Gjirokastër/ Arrestohen 3 trafikantë që tentuan kalimin e 9 emigrantëve të paligjshëm

Aktualitet

Gjirokastër/ Arrestohen 3 trafikantë që tentuan kalimin e 9

Policia e Gjirokastrës goditi një rast të rëndë të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, duke finalizuar operacionin “Attempt 2”. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u vunë në pranga tre persona të përfshirë në trafikim emigrantësh.

Të arrestuarit janë Klajdi Bilbili, 29 vjeç, Altin Alla, 48 vjeç, dhe Danjel Dita, 34 vjeç, banues në Lushnjë, ky i fundit i dyshuar si organizatori kryesor i rrjetit kriminal. Ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar 9 emigrantë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative dhe përfshiu një angazhim të lartë të strukturave të policisë për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që minon sigurinë dhe ligjin në kufi. Hetimet dhe ndjekja e këtij rasti vazhdojnë për zbulimin e plotë të rrjetit dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT