Ryshfet për të mbyllur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkon burg për ish-shefat e policisë

Aktualitet

Ryshfet për të mbyllur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lexoi konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi që dënimi të ulet në 2 vite e 8 muaj dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për ish-shefin e Hetimit të Aksidenteve, Sokol Novakun, SPAK kërkoi të njëjtin dënim.

Ndërsa për Bledi Belbën, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, pezullimin e dënimit dhe konvertimin e tij në shërbim prove.

Për oficerin e OPGJ-së, Edison Tabaku, organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e një të tretës së dënimit për shkak të procedurës së shkurtuar.

Sa i përket Ergest Vrionit, i cili i dha një shumë parash Edison Tabakut për të fshehur aksidentin me 5 të plagosur, SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg. Për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi të ulet në 1 vit e 4 muaj dhe të pezullohet, duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë.

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e parave që iu dhanë Edison Tabakut. Hetimet treguan se Zeka, në bashkëpunim me dy ish-zyrtarë të policisë, kanë marrë para nga Ergest Vrioni, në mënyrë që aksidenti i shkaktuar nga bashkëshortja e tij, Anisa Vrioni, të mos referohej në prokurori dhe të mos nisnin hetimet.

Sipas prokurorisë, u kërkuan 2000 euro me qëllim që Anisa Vrioni të mos arrestohej për shkaktimin e aksidentit me disa të plagosur, ndërsa paratë u kërkuan të jepeshin në mënyrë të menjëhershme.

Personat që i kanë dhënë shumën e parave Edison Tabakut kanë qenë Ergest Vrioni dhe Bledi Belba./Euronews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion