Rrugët e veriut mbulohen nga bora, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Aktualitet

Rrugët e veriut mbulohen nga bora, ja si paraqitet situata në akset

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Në zonat e veriut disa rrugë janë mbuluar nga bora. Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth është mot me reshje.

Megjithatë rrugët janë pastruar dhe deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Ndërkohë, reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion