Rritja e rasteve me Covid, apeli i Manastirliut: Vaksinimi nuk pret, bëjeni sa më shpejt
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një apel për qytetarët.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja thekson se ky është një tregues se vaksinimi nuk pret. Ajo i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit në vend duke theksuar se vaksinat shpëtojnë jetë.
Ndërkohë ministrja ka bërë publike e numrit të vaksinave të kryera deri më sot kundër COVID në Shqipëri.
“Rritja e rasteve të të prekurve nga COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret. Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat shpëtojnë jetë. *** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot”, shkruan ministrja.


