Zjarret në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 4 të dyshuar, mes tyre dhe një shqiptar

Katër persona jane arretuar sot në Maqedoninë e Veriut nën akuzën e "Zjarrëvënies së qëllimshme"
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mes të arrestuarve është dhe një shtetas shqiptar me inicialet Ll.A.(32 vjeç), i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut, dhe ka dyshime se ai ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit.
Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik.
Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar, të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës.
“MPB apelon që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Kanë përkujtuar se shkaktimi i zjarreve, qëllimshëm ose jo, paraqet vepër penale e cila sanksionohet me burg deri në 8 vjet.


