Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, burrë e grua përfundojnë në spital

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës, rreth orës 20:40. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr,13, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.K, 54-vjeç dhe E.K, 52 vjeçe.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
NJoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak. Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


