Rritet stoku i dosjeve në gjykata/ Reduktimi i institucioneve sipas hartës së re ka shtuar problemet

Aktualitet

Rritet stoku i dosjeve në gjykata/ Reduktimi i institucioneve sipas

Kushtet e papërshtatshme në selitë e gjykatave dhe stoku i dosjeve vazhdojnë të mbeten një problem pa zgjidhje pavarësisht se gjyqtarët e prokurorët prej kohësh po kërkojnë ndihmë.

“Gjyqtarët rrinë në zyra 1 me 1, zyra birucash. Ajo godinë kur futem më jep mua një lloj ankthi, imagjino një hallexhi, sidomos një rastet kur kemi njerëz të rrezikshëm”, tha Noel Veizi- zv. kryetar gjykata Fier.

“Kam qenë kundër hartës së re dhe mbaj mend që ngrija të vetmin shqetësim, thoja se si ka mundësi që nuk e kuptojnë dosjen dixhitale”, u shpreh Bevis Shehaj-zv.kryetar gjykata Lushnjë.

Ankesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u përsëritën gjatë takimit të mbajtur nga KSHH, ku u prezantua monitorimi mbi efektet që shkaktoi harta e re gjyqësore, që nga 2023 reduktoi 38 gjykata në 20.

“Më problematike është cënimi i të drejtave të njeriut. Praktikisht vlerësohet se krijimi I barrierave, distanacave gjeografike, nuk është shpeshtuar mjaftueshëm sidomos për rastet kur proceset tejkalojnë afatet e arsyeshme siç është rasti në gjykatën e Apelit”, tha Blerina Bulica-eksperte KSHH.

Skanini i drejtësisë sipas hartës së re gjyqësore vjen në kohën kur shqiptarët nuk po marrin drejtësi brenda afateve ligjore dhe kur stoku vazhdon të jetë 140 mijë çështje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion